Landi Hysi kujton Dr Florin me këtë foto

Më 17 nëntor të vitit 2014 ka ndërruar jetë artisti i njohur "Dr Flori".

ShowBiz

17/11/2018 08:23

Kanë kaluar 4 vite që nga vdekja e këngëtarit shqiptar “Dr Flori”, që për të gjithë ne njihej si anëtari i grupit “West Side Family”, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq sot është ky miku i tij i ngushtë, Landi Hysi i cili e kujton Dr Florin me anë të një fotografie ku ai shfaqet i buzëqeshur.

“DrFlori”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Kujtojmë se Dr Flori humbi jetën si pasojë e overdozës së tepërt. Këngëtari Florian Kondi, i lindur më 28 shkurt të vitit 1979 në Tiranë, la pas dy fëmijë, një vajzë dhe djalin e tij vetëm 3-muajsh. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqQkUcZFb71/