Land Rover Evoque vs Landwind X7

Kinezët së fundmi kanë prezantuar një fotokopje të autoveturës së famshme britanike "Land Rover Evoque"

Auto & Tek

25/11/2014 12:35

Ashtu siç kanë bërë me çdo markë tjetër botërore, kinezët së fundmi kanë prezantuar një fotokopje të autoveturës së famshme britanike, Land Rover Evoque, një tip mjaft i suksesshëm kohët e fundit në botë, por që duke nisur nga viti tjetër do të prodhohet edhe në Kinë.

Kloni kinez i Land Rover quhet Landwind X7 kushton një të tretën e çmimit të origjinalit dhe nuk ka luksin e pjesës së brendshme me lëkurë dhe dru të markës britanike.

Çmimi i veturës kineze pritet të jetë rreth 14 mijë funta, derisa ajo angleze kushton rreth 40 mijë funta. 

Megjithatë, kur e sheh nga jashtë dallimi nga ‘Land Rover’ është zero. Kjo është cilësuar si një plagjiaturë e pastër nga drejtuesi i Land Rover, Ralph Speth i cili ka paralajmëruar ndjekjen e rrugës ligjore ndaj vjedhjes së të drejtës ekskluzive të prodhimit të kësaj marke, që është botërisht e njohur si britanike.