LAN-VV mblidhet të enjten para orës 10:00

Deputetët e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje do të mblidhen nesër në një takim, para orarit të paraparë për vazhdimin e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

01/10/2014 21:56

Këtë gjë e ka konfirmuar për Koha Ditore deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndërmend të bëjë Blloku nesër kur të tubohet.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se deputetët i kanë ftesat për seancën e së enjtes dhe nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar për shtyrje të seancës.

Ndërkaq, kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina sot në orët e pasdites ka kërkuar që të shtyhet seanca e Kuvendit, të cilën Sekretariati i Kuvendit ia ka miratuar.