Lamtumirë Zidane, Reali bëhet me super-trajner (FOTO)

Me humbjen në El Clasico ndaj Barcelonës, Zinedine Zidane i është rrezikuar stoli i Real Madridit.

Sport

24/04/2017 18:54

Mediet në Spanjë kanë raportuar se në rast dështimi për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve apo titullin e La Ligas, Real Madrid do të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin francez.

Madje ato japin edhe emrin e parë që mund ta zëvendësoi Zidanen.

Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low.

Low ka kontratë me Gjermaninë deri në 2020, por në të ekziston një klauzolë me të cilën mund të largohet nga drejtimi i kombëtares nëse e kërkojnë skuadra të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Manchester United e Bayern Munich./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy