Lamtumirë Zidane, Perez zgjedh super trajnerin e ri në Real Madrid?

Mediat spanjolle kanë publikuar menjëherë lajmin në lidhje me pasardhësin e tij.

Sport

31/05/2018 13:36

Zinedine Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madrid.

Trajneri francez ka zyrtarizuar ndarjen e tij me “Los Blancos” me paraqitjen në një konferencë për media, i shoqëruar nga presidenti Florentino Perez.

Mediat spanjolle kanë publikuar menjëherë lajmin në lidhje me pasardhësin e tij.

Arsene Wenger, trajner i lirë pas largimit nga Arsenal, është kandidat i konsideruar nga Perez, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, opsion tjetër është menaxheri në largim nga Chelsea, Antonio Conte. /Lajmi.net/