Lamtumirë Wenger, Arsenal zgjedh trajnerin e ri (FOTO)

Arsenal e ka gati trajnerin e ri nëse Arsene Wenger largohet nga detyra në fund të këtij sezoni.

Sport

16/02/2017 15:22

Arsene Wenger mund të largohet nga posti i menaxherit të Arsenalit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Strategu francez është nën presion të madh pas humbjes së thellë 5:1 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Kurse, mediat italiane raportojnë se në rast të largimit të Wengerit, pasardhës i tij mund të jetë Massimiliano Allegri, përcjell “lajmi.net”.

Allegri ka refuzuar të konfirmojë qëndrimin e tij në Juventus pas këtij sezoni.

Andaj, Arsenal mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6