Lamtumirë Wenger, Arsenal gjen trajnerin e ri

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e "Gunners" kërkojnë trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri.

Sport

13/03/2018 12:22

Arsenal ka identifikuar trajnerin e ri në rast të largimit të menaxherit Arsene Wenger.

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e “Gunners” kërkojnë trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri.

Allegri ka insistuar se është i lumtur në drejtim të skuadrës kampione në fuqi nga Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Por, Arsenal beson se mund ta bind Allegrin të largohet nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/