Lamtumirë Valencia, Zaza kthehet në Serie A

Simone Zaza mund të largohet nga Valencia në janar.

Merkato

19/09/2017 11:42

Simone Zaza ka probleme te skuadra e Valencias dhe me trajnerin Marcelino.

Sulmuesi italian së fundmi ka mbetur jashtë formacionit bazë duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit të Marcelinos.

Kurse, e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Zaza mund të rikthehet në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Sassuolo, Genoa, Atalanta dhe Torino janë skuadrat e interesuara për transferimin e tij.

Zaza ka përvojë nga Serie A ku luajti me sukses te Sassuolo dhe Juventus. /Lajmi.net/