Lamtumirë Tottenham, Lamela kthehet në Serie A

Erik Lamela mund të kthehet në Serie A ku ka zgjuar interesim nga skuadra e Interit.

Sport

14/03/2018 15:18

Tottenham mund të mbetet pa sulmuesin Erik Lamela, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat angleze raportojnë se “Spurs” rrezikojnë largimin e argjentinasit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Lamela është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë në Tottenham andaj mund të kërkojë një ekip të ri, përcjell “lajmi.net”.

Lamela mund të kthehet në Serie A ku ka zgjuar interesim nga skuadra e Interit.

Lamela ka kontratë me Tottenhamin deri më 2020. /Lajmi.net/