Lamtumirë Stoke City, Shaqiri te klubi i madh i Evropës

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Stoke City, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Merkato

08/12/2016 11:09

Xherdan Shaqiri mund të mos e përfundojë sezonin si futbollist i Stoke Cityt.

Mesfushori kosovar ka pranuar se dëshiron të luajë për një skuadër më të madhe, mundësisht në Ligën e Kampionëve.

Dhe, Roma ka ringjallur interesimin për transferimin e tij, raportojnë mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.

Lëndimi i rëndë i Mohamad Salah i cili do të mungojë deri në shkurt të vitit të ardhshëm ka bërë që drejtuesit e Romës të tentojnë rikthimin e Shaqirit – ish futbollist i Interit – në Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.