Lamtumirë Ronaldo, 5 super yjet që mund të transferohen në Real Madrid (FOTO)

Real Madrid ka opsione për zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos.

Sport

17/06/2017 08:41

Real Madrid bëhet gati për largimin e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez ka vendosur të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene “Marca” ka publikuar një listë me pesë emrat e futbollistëve që mund të jenë zëvendësues të tij.

Kylian Mbappe, Paulo Dybala, Robert Lewandowski, Antoine Griezmann ose Neymar, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Ronaldo spekulohet se mund të rikthehet në Manchester United. /Lajmi.net/