lajmi.net

Lamtumirë Real

Pas ardhjës së Lucas Silvas, Sami Khedira do t’i thotë lamtumirë Real Madridit. Reprezentuesi gjerman pritet të rikthehet në Bundesligë ku kërkohet nga Borussia Dortmund.

Sport

24/01/2015 09:25

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Lucas Silva nga Cruzeiro, Real Madrid bëhet gati për largimin e Sami Khediras.

Reprezentuesi gjerman në ditët e ardhshme pritet të ndahet nga Los Blancos.

Dhe, sipas mediave spanjolle ai do të rikthehet në Bundesligë ku kërkohet nga Borussia Dortmund, skuadër e madhe por që këtë edicion ka hasur në telashe të mëdha dhe aktualisht gjendet në luftë për mbijetesë.

Khedira nuk zuri vend në formacionin bazë të Carlo Ancelottit pas rikuperimit nga lëndimi i rëndë.

Kurse, me përforcimin më të ri ai do të ketë hapësirë edhe më të kufizuar për lojë.

Ai ka kontratë me Realin deri në fund të këtij sezoni, por pritet të gjejë zgjidhje dhe të largohet tani. 

Lamtumirë Real

Sulmuesi Karim Benzema është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Real Madrid, mënjeherë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

24/09/2014 09:03

Ardhja e Javier Hernandezit në Real Madrid e ka vënë në dyshim Karim Benzeman, i cili pa u hamendur është duke konsideruar mundësinë e largimit.

Sipas portalit spanjoll “Fichajes.net”, sulmuesi francez është i gatshëm të largohet nga Santiago Bernabeu menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Të gatshëm për ta mirëpritur janë Liverpool, por edhe kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germain, që thuhet se tashmë ka bërë kontaktet e para për të siguruar shërbimet e sulmuesit të zhvilluar në Olympique Lyon.

Benzema së fundmi vazhdoi kontratën me Realin por duket se e ardhmja e tij mund të jetë larg Madridit. 

LM