Lamtumirë Real, transferohet në Juventus (FOTO)

Juventusi është duke punuar intensivisht për ta sjellë në skuadër Danilon.

Sport

29/06/2017 17:17

Skuadra kampione e Italisë, Juventus, është në kërkim të një zëvendësuesi të Dani Alves, dhe mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Danilo, po cilësohet si pasuesi ideal i tij.

Siç raporton ‘Tuttomercato’, drejtues të Juventusit janë takuar sot me ata të Real Madridit, për të diskutuar situatën e Danilos, përcjell lajmi.net.

Juventus do të ofrojë deri në 15 milionë euro për 25 vjeçarin, ofertë që duket e pranueshme për skuadrën nga Spanja./Lajmi.net/