Lamtumirë Real Madrid, transferohet në Juventus (FOTO)

Toni Kroos mund të largohet nga Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës duke nënshkruar me Juventusin.

Merkato

31/05/2016 09:44

Real Madrid mund të humb një futbollist të rëndësishëm.

Toni Kroos mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës duke nënshkruar me Juventusin.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” ka njoftuar se kampioni i Italisë vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e reprezentuesit gjerman, përcjell “Lajmi.net”.

Por, “Bianconerët” kanë edhe një opsion tjetër pikërisht nga Real Madrid.

Trajnerit Massimiliano Allegri i pëlqen edhe mesfushori tjetër, Isco.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.