Lamtumirë Real Madrid, Ronaldo ka ofertë nga një super klub

Paris Saint-Germain ka bërë gati një ofertë të jashtëzakonshme për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

24/05/2016 11:30

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid.

Paris Saint-Germain ka bërë gati një ofertë të jashtëzakonshme për transferimin e yllit të Real Madridit.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se kampioni i Ligue 1 është i gatshëm të paguajë 120 milionë euro për transferimin e Ronaldos, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, reprezentuesin portugez në Parc des Princes e pret një rrogë rekorde me vlerë prej 30 milionë euro në stinor.