Lamtumirë Real Madrid, Modric në Serie A?

"Don Balon" raporton se Luka Modric është duke konsideruar të ardhmen e tij në Real Madrid.

Sport

08/12/2017 10:34

Milan kërkon një përforcim të madh nga Real Madrid.

“Don Balon” raporton se mesfushori kroat është duke konsideruar të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.

Andaj, “Rossonerët” janë të gatshëm të hyjnë në garë për transferimin e tij në verën e vitit 2018.

Modric është një prej futbollistëve kryesorë te “Los Blancos”, përcjell “lajmi.net”.

Por, e ardhmja e tij mund të mos jetë te skuadra e madhe madrilene. /Lajmi.net/