Lamtumirë Real Madrid, Kovacic në Premierligë?

Mateo Kovacic ka ofertë të re për transferim në Premierligë.

Sport

10/07/2018 10:38

Mateo Kovacic ka një ofertë të re për largim nga Real Madrid.

“Mirror” ka njoftuar se Man City ka shfaqur interesim për transferimin e tij, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Problemet për transferimin e Jorginhos nga Napoli, kanë bërë që “Citizens” ta kërkojnë Kovacicin, përcjell “lajmi.net”.

Kovacic mund të vendos për largim nga Real Madrid ku nuk zë vend në formacionin bazë të “Los Blancos”. /Lajmi.net/