Lamtumirë Real Madrid, James afër klubit të ri (FOTO)

James Rodriguez mund të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

25/02/2017 09:57

Zhang Jindong, presidenti i Suning Group, i cili e ka blerë Interin, gjatë kësaj fundjave do të qëndroj në Madrid.

Arsyeja e vizitës së tij ka të bëjë me përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, James Rodriguez, raporton e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, përcjell “lajmi.net”.

James spekulohet se mund të largohet nga Santiago Bernabeu, pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, e ardhmja e tij mund të jetë në Inter. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6