Lamtumirë Real Madrid (FOTO)

Borja Mayoral do të largohet nga Real Madrid. Sulmuesi mund të transferohet në Juventus.

Sport

25/05/2016 08:50

Alvaro Morata pritet të kthehet në Real Madrid nga Juventus, por vetëm për t’u shitur tek një skuadër tjetër.

Kurse, një tjetër futbollist i “Los Blancos” mund të përfundojë tek kampioni i Italisë.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Borja Mayoral mund të jetë “Morata i ri” që do të nënshkruajë me Juventusin, përcjell “Lajmi.net”.

Sulmuesi ka kontratë në Santiago Bernabeu deri më 2021 por nuk është duke gjetur hapësirë për lojë në ekipin e Zinedine Zidane.