Lamtumirë Real Madrid, Ceballos zgjedh klubin e ri

Dani Ceballos planifikon largimin nga Real Madrid.

Sport

13/02/2018 07:32

Dani Ceballos do të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Portieri i Real Betisit, Antonio Adan ka zbuluar lajmin se mesfushori është i gatshëm të rikthehet te skuadra nga qyteti i Sevillas.

“Kam biseduar me të rreth mundësisë së rikthimit këtu, ai deshi të kthehej në Betis edhe në janar”, deklaroi Adan për “ABC”, përcjell “lajmi.net”.

“Gjithmonë ka thënë se nëse do të vendos për largim nga Real Madrid, do ta bëjë për t’u kthyer në Betis, shtëpinë e tij. Edhe trajneri e kishte këtë ëndërr, por nuk është se është shuar”, u shpreh ai. /Lajmi.net/