Lamtumirë Real Madrid, 50 milionëshi transferohet në Man Utd (FOTO)

Pas Alvaro Moratas, Jose Mourinho ka hyrë në garë për të nënshkruar edhe me një tjetër lojtar të Real Madridit.

Sport

01/07/2017 16:35

Bëhet fjalë për mesfushorin Mateo Kovacic.

‘Diario Madridista’ shkruan se Jose Mourinho u ka kërkuar zyrtarëve të klubit që të nisin punën për sjelljen e kroatit në ‘Old Trafford’.

Për Kovacicin interesim po shpreh edhe Paris Saint Germain.

Mesfushori kroat te Real Madridi, është transferuar në verën e vitit 2015 nga Interi, ndërsa vlera e tij sot konsiderohet rreth 50 milionë euro./Lajmi.net/