Lamtumirë PSG, Neymar zgjedh klubin e ri

Neymar dëshiron të rikthehet në La Ligë.

Sport

21/04/2018 10:52

Neymar është i pakënaqur në Paris Saint-Germain.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se sulmuesi brazilian mund të largohet nga klubi francez, pas përfundimit të këtij sezoni.

Neymar tashmë ka një ofertë të madhe për të kaluar te një klub i ri, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Nëse konfirmohet largimi i tij nga Paris Saint-Germain, Neymar dëshiron të rikthehet në La Ligë.

Neymar është i hapur në lidhje me transferimin në Real Madrid. /Lajmi.net/