Lamtumirë PSG, Di Maria zgjedh klubin e ri

Angel Di Maria ka vendosur të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

12/05/2018 12:42

Angel Di Maria dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.

Sulmuesi argjentinas ka vendosur të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediat spanjolle raportojnë se Di Maria preferon rikthimin në La Ligë, te skuadra e Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

Gjiganti katalan kërkoi 30 vjeçarin pas shitjes së Neymarit në Paris Saint-Germain, por klubi francez refuzoi largimin e tij.

Tani, Di Maria ka vendosur të paraqesë kërkesë për largim nga Parc des Princes në drejtim të klubit nga Camp Nou. /Lajmi.net/