Lamtumirë PSG, Di Maria në Serie A (FOTO)

Angel Di Maria mund të transferohet në Serie A.

Merkato

14/03/2017 10:11

Stefano Pioli ka kërkuar nga Inter ta transferojë mesfushorin e Paris Saint-Germain, Angel Di Maria.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, raporton se trajneri i “Nerazzurrëve” ka kërkuar transferimin e yllit argjentinas për sezonin e ardhshëm.

Di Maria ka kontratë me Paris Saint-Germain deri më 2018, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, klubi francez e kishte nxjerrë në shitje gjatë janarit por ai në fund nuk u largua nga klubi. Inter shpreson se ai do të jetë në dispozicion gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6