Lamtumirë PSG, Cavani kthehet në Serie A

Edinson Cavani ka zgjuar interesim nga Juventus por edhe klubi tjetër rival nga Italia, Milan.

Sport

10/03/2018 08:11

Edinson Cavani është i gatshëm të largohet nga Paris Saint-Germain.

Sulmuesi uruguaian ka vendosur të gjejë një ekip të ri, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi mund të rikthehet në Serie A.

Cavani ka zgjuar interesim nga Juventus por edhe klubi tjetër rival nga Italia, Milan, përcjell “lajmi.net”.

Cavani ka përvojë nga Serie A ku luajti me sukses te Palermo dhe Napoli. /Lajmi.net/