Lamtumirë PSG, Cavani kthehet në Serie A

“Corriere dello Sport” raporton se Edinson Cavani mund të transferohet në Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

19/01/2018 07:25

Edinson Cavani është i gatshëm të largohet nga Paris Saint-Germain.

Kurse, e ardhmja e tij mund të jetë sërish në Serie A.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se sulmuesi uruguaian mund të transferohet në Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

“Edinson nuk i beson më projektit të Paris Saint-Germain dhe ka vendosur të gjejë një ekip të ri, Juventus është i gatshëm për goditjen e madhe”, shkruan “Corriere dello Sport”. /Lajmi.net/