Lamtumirë Nice, transferohet në Inter (FOTO)

Inter ka arritur marrëveshje për transferimin e një përforcimi nga Franca.

Merkato

25/05/2017 07:14

Inter ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë të Nice, Dalbert.

“Sky Sport” raporton se “Nerazzurrët” janë duke finalizuar detajet e transferimit të tij në Giuseppe Meazza.

Dalbert ka kaluar një sezon të mirë në Ligue 1, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Inter beson se ai mund të jetë i dobishëm në ekip për edicionin e ardhshëm në Serie A. /Lajmi.net/