Lamtumirë Navas, Real Madrid gjen portierin e ri

Real Madrid është i interesuar për transferimin e portierit të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.

Sport

15/11/2017 12:38

Real Madrid e ka shumë seriozisht transferimin e portierit të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga që po mahnit me paraqitjet e tij në La Liga.

Kampioni i Spanjës është duke përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurosh për portierin Kepa Arrizabalaga, i cili është pjesë e Bilbaos dhe Kombëtares spanjolle, raporton Diario Gol.

Kepa është një nga tre portierët e ekipit të parë të Spanjës, fal paraqitjeve fantastike me Bilbaon.

Kjo ka bërë që ai së bashku me portierin e Manchester Unitedit, David de Gea të jenë në radarin e Realit. /Lajmi.net/