Lamtumirë Napoli, Mertens në Premierligë (FOTO)

Arsene Wenger është i gatshëm të paraqes ofertë për transferimin e Dries Mertens pas përfundimit të këtij sezoni.

Merkato

23/09/2017 11:10

Dries Mertens mund të largohet nga Napoli. Sulmuesi belg ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në javët e para në sezonin e ri në Serie A duke ndihmuar skuadrën e tij t’i fitojë pesë duelet e para.

Por, e ardhmja e tij mund të jetë larg klubit italian.

Tabloidi britanik “Mirror” raporton se Mertens ka zgjuar interesim nga Arsenal, përcjell “lajmi.net”.

Arsene Wenger është i gatshëm të paraqes ofertë për transferimin e Mertens pas përfundimit të këtij sezoni.

Nuk do të jetë e lehtë, Mertens është një prej futbollistëve kryesor te skuadra e Napolit. /Lajmi.net/