Lamtumirë Montella, Milan bëhet me trajner të ri (FOTO)

Mediat në Zvicër raportojnë se klubi i madh italian, Milani e ka kthyer shikimin kah ish-trajneri i Lazios, tani trajner i kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic, nëse Vincenzo Montella nuk i kthen gjërat në vendin e duhur.

Sport

12/10/2017 20:41

Pozita e trajnerit te Milan, është rikthyer në qendër të spekulimeve tek mediet, që çdo ditë e më shumë, e shohin më larg trajnerin aktual, Vicenzo Montella.

Starti jo i mirë në Serie A, përkundër investimeve të mëdha, ka lëkundur seriozisht postin e trajnerit italian.

Sipas gazetës zvicerane Blick, drejtori sportiv i Rossonerëve, Massimiliano Mirabelli ka zgjedhur Petkovicin për të marrë përsipër drejtimin e skuadrës nga San Siro.

E ardhmja e këtij të fundit, varet shumë nga ndeshja e Play Offit që do ta zhvillojë Zvicra për kualifikimet në Kupën e Botës./Lajmi.net/