Lamtumirë Monaco, transferohet në Chelsea për 40 milionë euro (FOTO)

Chelsea është afër zyrtarizimit të një përforcimi nga Monaco.

Merkato

24/06/2017 12:38

Chelsea është afër transferimit të mesfushorit francez, Tiemoue Bakayoko nga Monaco.

Mediat angleze raportojnë se Bakayoko do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te skuadra nga ‘Stamford Bridge’ javën e ardhshme, derisa pritet të nënshkruaj kontratë trevjeçare.

Ky përforcim do t’i kushtoj kampionit të Premierligës 35 milionë funte (rreth 40 milionë euro). /Lajmi.net/