Lamtumirë Monaco, Mbappe te ‘klubi më i madh në botë’ (FOTO)

Kylian Mbappe do të largohet nga Monaco.

Sport

26/04/2017 09:41

Real Madrid është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Monacos, Kylian Mbappe.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për transferimin e tij.

Zinedine Zidane pëlqen reprezentuesin francez i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Mbappe kërkohet edhe nga shumë klube tjera evropiane por Real Madrid ka dalë si favorit për blerjen e tij. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy