Lamtumirë Monaco, Mbappe në bisedime me trajnerin e klubit të ri (FOTO)

Kylian Mbappe mund të transferohet në Real Madrid.

Sport

23/06/2017 07:17

Kylian Mbappe pritet të largohet nga Monaco, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka biseduar me sulmuesin e ri francez në lidhje me transferimin e tij në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Zidane e ka telefonuar Mbappen për ta bindur që të largohet nga Monaco dhe vazhdojë karrierën me “Los Blancos”. /Lajmi.net/