Lamtumirë Monaco, Mbappe ka një klub të ri (FOTO)

Kylian Mbappe nga java e ardhshme do të jetë futbollist i ri i Paris Saint-Germain.

Sport

19/08/2017 08:08

Kylian Mbappe do të largohet nga Monaco duke iu bashkuar rivalit nga Ligue 1, Paris Saint-Germain.

“Mundo Deportivo” shkruan se sulmuesi francez do të nënshkruajë me PSG-në duke u bërë përforcimi i dytë më i shtrenjtë në botë pas brazilianit Neymar, përcjell “lajmi.net”.

Mbappe kërkohej edhe nga Real Madrid e Arsenal. Por, nga java e ardhshme ai do të jetë futbollist i ri i PSG-së. /Lajmi.net/