Lamtumirë Milan, transferohet në Juventus (FOTO)

Juventus është afër transferimit të një futbollisti nga rivali i Serie A, Milan.

Merkato

16/03/2017 09:51

Juventus ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mbrojtësit të Milanit, Mattia De Sciglio.

E përditshmja italiane “Il Messaggero” raporton se “Bianconerët” janë në kontakt të vazhdueshëm me reprezentuesin italian në lidhje me transferimin e tij në Torino, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta synon ta “bllokojë” futbollistin për të mos lejuar befasi pasi De Sciglio kërkohet edhe nga Napoli, Manchester City dhe Manchester United. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6