Lamtumirë Man Utd, Fellaini befason me klubin e ri

Mourane Fellaini është në vitin e tij të fundit në Manchester United.

Sport

07/11/2017 10:12

Besiktas e ka konfirmuar se konfirmuar se Mourane Fellainiështë në listën e tyre të dëshirave

Mesfushori belg i Manchester Unitedit, Mourane Fellaini është në vitin e tij të fundit në Old Trafford, pasi në qershor skadon kontrata e tij, shkruan Albeu.com.

Unitedi ende nuk i ka bërë ndonjë ofertë lojtarit, për të cilin tashmë kanë nisur të interesohen disa skuadra.

Ndër to është edhe Besiktas dhe këtë e konfirmon anëtari i Bordit të kësaj skuadre, Metin Albayrak.

“Fellaini është në listën tonë. Ne kemi tentuar ta transferojmë, por nuk është i vetmi”, tha Albayrak për mediat turke.