Lamtumirë Man Utd, Bailly te rivali nga Premierliga

Eric Bailly ka vendosur të largohet nga Manchester United.

Sport

18/09/2018 13:21

Eric Bailly mund t’i japë lamtumirën Manchester United gjatë merkatos së janarit.

Mbrojtësi nuk i ka aspak mirë marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho, i cili e ka lënë në stol 24-vjeçarin, duke preferuar Lindelof në vend të tij.

Për momentin, drejtuesit e “Djave të Kuq” nuk kanë përcaktuar një çmim për futbollistin, i cili në vitin 2016 u kushtoi arkave të klubit anglez shumën e 38 milionë eurove.

Pavarësisht kësaj, për lojtarin nga Bregu i Fildishtë nuk mungojnë ofertat.

Tottenhami e Arsenali janë gati ta rrëmbejnë mbrojtësin, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në 2020.