Lamtumirë Man City, transferohet te Roma (FOTO)

Roma ka siguruar një përforcim të ri nga Man City.

Sport

21/07/2017 15:03

Roma dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e Aleksandar Kolarov në klubin italian.

“Gianluca di Marzio” ka njoftuar se Kolarov do të rikthehet në Serie A te skuadra rivale e ish skuadrës së tij, Lazio, përcjell “lajmi.net”.

Kolarov do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Romën dhe do t’i bashkohet ekipit në përgatitjet në Boston. /Lajmi.net/