Lamtumirë Maicon

Sulmuesi i Shakhtar Donetskut, Maicon Pereira de Oliveira ka vdekur në një aksident me veturë. Klubi konfirmoi lajmin nëpërmjet një komunikate të shtunën në mëngjes. “Shakhtar me pikëllim njofton se më 8 shkurt 2014, jeta e futbollistit Maicon Pereira de Oliveira përfundoi tragjikisht. Ai vdiq në një aksident me veturë në Donetsk”, thuhej në komunikatë.…

Sport

08/02/2014 11:49

Sulmuesi i Shakhtar Donetskut, Maicon Pereira de Oliveira ka vdekur në një aksident me veturë.

Klubi konfirmoi lajmin nëpërmjet një komunikate të shtunën në mëngjes.

“Shakhtar me pikëllim njofton se më 8 shkurt 2014, jeta e futbollistit Maicon Pereira de Oliveira përfundoi tragjikisht. Ai vdiq në një aksident me veturë në Donetsk”, thuhej në komunikatë.

Braziliani iu bashkua klubit ukrainas më 2008 dhe bëri gjashtë paraqitje duke shënuar një gol. Së fundmi ka qenë i huazuar në Zorya Luhansk dhe Illichivets Mariupol.

“Ai ishte futbollist i talentuar, i hapur dhe djalosh miqësor. Maicon e donte jetën dhe dinte si ta bënte atë pozitive dhe të ndritur. Tragjike, dhe pa dyshim vdekje absurde që ia mori jetën një personi të mrekullueshëm, nga radhët tona. Maicon ishte 25-vjeç. Është ngjarje e tmerrshme për të gjithë ne. Shakhtar i shpreh ngushëllime familjes dhe shoqërisë së tij. Pushoftë në paqe”.