Lamtumirë Liverpool, Sturridge befason me skuadrën e re

Daniele Sturridge po largohet nga Liverpooli.

Merkato

16/01/2019 08:26

Daniele Sturridge nuk po ka minutazh te Liverpool, andaj do të largohet në këtë afat.

Sulmuesi anglez ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me të kuqtë, pasi ajo i skadon në fund të këtij sezoni, përcjell lajmi.net.

Sturridge është duke u kërkuar nga New York City, që janë të gatshëm t’i ofrojnë një pagë të majme.

Skuadra amerikane është duke e kërkuar transferimin e anglezit, si zëvendësues të David Villas që u largua në fund të këtij viti që shkoi. /Lajmi.net/