Lamtumirë Liverpool! Salah te gjiganti evropian

Mohamed Salah është shumë afër që të largohet nga Liverpooli.

Sport

17/10/2018 08:10

Mohamed Salah nuk e dëshiron më qëndrimin te Liverpooli, pasi dëshiron të kaloj në Spanjë.

Ylli egjiptian ka biseduar me klubin anglez, ndërsa këta të fundit i kanë bërë me dije se ai mund të largohet në shumën e 160 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Salah kërkon që të luaj për Real Madridin, ndërsa edhe Barcelona ka shfaqur interesim për të.

Kujtojmë se egjiptiani është në listën e lojtarëve për ta fituar Topin e Artë, pasi sezonin e kaluar shënoi 44 gola në të gjitha garat. /Lajmi.net/