Lamtumirë Liverpool, nënshkruan me Man Utd (FOTO)

Manchester United kërkon një përforcim të madh nga Liverpool.

Merkato

07/10/2017 15:42

Manchester United është i interesuar për transferimin e yllit të Liverpoolit, Emre Can.

“Red Devils” synojnë ta mposhtin Juventusin në garë për blerjen e tij, raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Mesfushori gjerman ende nuk ka nënshkruar kontratë të re në Anfield dhe do të bëhet futbollist i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

23-vjeçari ka paralajmëruar Liverpoolin se nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Premierliga.

Andaj, Manchester United është i gatshëm të hyjë në garë për transferimin e tij në mënyrë që t’i shtojnë opsionet në mesfushë për menaxherin Jose Mourinho, përcjell “lajmi.net”.

Can mund të jetë pasardhës i Michael Carrick i cili ka hyrë në fazën përfundimtare të karrierës së tij.

Can luajti për Kombëtaren e Gjermanisë në fitoren 3:1 ndaj Irlandës së Veriut në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018” të enjten. /Lajmi.net/