Lamtumirë Liverpool, Klavan në Serie A

Ragnar Klavan është pranë transferimit në Serie A,

Sport

17/08/2018 07:29

Mbrojtësi Ragnar Klavan do të largohet nga Liverpool në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se ai është pranë transferimit në Serie A te skuadra e Cagliarit.

Skuadrat janë në bisedime për finalizimin e kalimit të tij në transferim me vlerë prej rreth 2 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Klavan nuk konsiderohet i dobishëm nga menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp andaj mund ta vazhdojë karrierën te Cagliari në Serie A. /Lajmi.net/