Lamtumirë Liverpool, Balotelli befason me klubin e ri (FOTO)

Mario Balotelli është i gatshëm të transferohet në Wolverhampton në ligën e dytë të Anglisë.

Merkato

18/08/2016 08:58

Mario Balotelli është i gatshëm të hap një kapitull të ri në karrierën e tij.

Sulmuesi do të largohet nga Liverpool duke u transferuar në në Wolverhampton në ligën e dytë të Anglisë, Championship.

E përditshmja britanike “Daily Express” raporton se Balotelli është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me skuadrën e trajnerit italian, Walter Zenga, përcjell “Lajmi.net”.

Në Serie A, Balotelli së fundmi ishte kërkuar nga Chievo e Sassuolo por duket se ai do të mbetet në futbollin anglez, por një nivel më poshtë se ai i Premierligës.