Lamtumirë Lazio, Immobile në Premierligë

Ciro Immobile mund të largohet nga Lazio për t’u transferuar në Premierligë.

Sport

18/01/2019 08:44

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, është në radarët e dy skuadrave nga Premierliga, Liverpool dhe Chelsea për afatin kalimtar të janarit.

‘Il Messaggero’ shkruan se Jurgen Klopp ka planifikuar të dërgojë një skautë në Itali për ndeshjen Napoli – Lazio e cila zhvillohet të dielën, për të përcjellë nga afër sulmuesin e Kombëtares së Italisë, përcjell ‘lajmi.net’.

Mundësinë për transferimin e Immobile po e shqyrton edhe Chelsea, në rast dështimi të bisedimeve me Juventusin për Gonzalo Higuain.

Sulmuesi italian ka shënuar 62 gola në 88 ndeshje në Serie A, duke fituar admirimin e gjithë Evropës./Lajmi.net/