Lamtumirë Kristi, 14-vjeçari përcillet për në banesën e fundit

Vogëlushi 10-vjeçari Kristi Maze, i cili nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur, është përcjellë për në banesën e fundit.

Lifestyle

29/03/2016 03:00

Mes lotëve të familjarëve, të afërmve dhe shumë miqve, që Kristi bëri gjatë rrugëtimit për të shpëtuar, i është dhënë lamtumira në fshatin e tij të lindjes.

Vogëlushi nga Pogradeci nuk mundi ta përballojë operacionin që mjekët italianë bënë.

Kristi u dërgua në spitalin e Bergamos, pas sigurimit të shumës së garancisë falë kontributit të qindra qytetarëve, pas një fushate të gjatë bërë nga “News 24”.

10-vjeçari ishte me trombozë në mëlçi dhe transplanti i saj ishte e vetmja rrugë që të mbijetonte, me shpresën që trupi i tij do t’i rezistonte operacionit, raporton Panorama.

Megjithëse ju kërkua ndihmë ministrisë së shëndetësisë, vetëm pas si familja dhe qytetarët siguruan paratë e transplantit, qeveria doli me një vendim për mbulimin e shpenzimeve.

Sipas vendimit të qeverisë qe u publikua ne fletoren zyrtare, shuma e mbulimit të shpenzimeve është mbi 16 milionë që do të kalojnë në llogarinë e spitalit “Papa Giovanni XXIII”, në Bergamo, Itali./gazetaexpress