Lamtumirë Karius, Liverpool transferon portierin shqiptar?

Liverpool planifikon transferimin e një portieri të ri.

Sport

29/05/2018 09:47

Liverpool ka shfaqur interesim për transferimin e portierit të Lazios, Thomas Strakosha.

“Cittaceleste.it” raporton se finalisti i mposhtur në finalen e Ligës së Kampionëve ka bërë gati 30 milonë euro për blerjen e reprezentuesit shqiptar.

Loris Karius vështirë se do të mbetet në Liverpool pas dy gabimeve të rënda ndaj Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, në rast të largimit të Strakoshës, Lazio do të mundohet ta bind portierin spanjoll Iker Casillas, të transferohet në Stadio Olimpico. /Lajmi.net/