Lamtumirë Juventus, Pjanic në Real Madrid?

Real Madrid pas mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic.

Sport

12/05/2018 10:49

Miralem Pjanic spekulohet se mund të largohet nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mesfushori ka zgjuar interesim nga Paris Saint-German.

Por, mediat spanjolle raportojnë se Pjanic tani është edhe objektiv i Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

Pjanic është një prej futbollistëve kryesorë te Juventus.

Por, me paraqitjet e mira në Torino, ai ka zgjuar interesim nga klube të ndryshme që do ta tentojnë blerjen e tij, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/