Lamtumirë Juventus, Lichtsteiner befason me klubin e ri (FOTO)

Stephan Lichtsteiner do të largohet nga Juventus, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Merkato

22/08/2016 09:10

Stephan Lichtsteiner nuk pritet të jetë futbollist i Juventusit në sezonin e ri.

Pas pesë edicionesh në Torino, mbrojtësi zviceran është i pakënaqur në klub pasi ardhja e Dani Alves, dhe pritja për transferimin e Juan Cuadrados, do ta kufizojnë hapësirën e tij për lojë në formacionin bazë.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Lichtsteiner ka filluar të shikojë rreth tij, përcjell “Lajmi.net”.

Juventus kërkon 12 milionë euro dhe Borussia Dortmund është i interesuar për transferimin e tij.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.