Lamtumirë Juventus, Alves befason me klubin e ri (FOTO)

Dani Alves është i gatshëm të largohet nga Juventus pas vetëm një sezoni në Torino.

Merkato

10/03/2017 08:50

Manchester City është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Dani Alves, sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Pep Guardiola punoi me reprezentuesin brazilian gjatë aventurës së tyre në Barcelonë.

Dhe, ai dëshiron të bashkohet sërish me mbrojtësin e djathtë, përcjell “lajmi.net”.

Juventus po ashtu është i interesuar për mbrojtësin e Milanit, Mattia De Sciglio që në rast të blerjes do ta lejonte largimin e Alvesit për në Etihad Stadium. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6